Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj 12 personave për 'veteranët mashtrues'


Flamuri me logon e UÇK-së (Foto nga arkivi)
Flamuri me logon e UÇK-së (Foto nga arkivi)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se sot “ka ngritur aktakuzë, të cilën e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si 'Veteranët', në drejtim të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë është propozuar që “gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në përfundimin e procedurës penale”.

“Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej 68.153.533.14 euro”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Agim Çeku, zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe shefi i tij, ministri Rrustem Berisha, janë dy nga të akuzuarit.

Çeku ka qenë kryeministër i Kosovës nga viti 2006 deri në vitin 2008, si dhe kryesues i Komisionit për verifikim të veteranëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG