Ndërlidhjet

Prokuroria Speciale e Kosovës rishikon listën e veteranëve


Flamur me logon e UÇK-së (Foto nga arkivi)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, tha se "nëse eventualisht ndonjë veteran luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dëmtuar me përfshirjen e emrit të tij nga Prokuroria në listën e përfituesve të kundërligjshëm, atëherë do të bëjë kërkesë që emrat e tyre të tërhiqen si përfitues të kundërligjshëm".

Sipas Prokurorit të Shtetit, gjykatës do t'i propozohet që në bazë të dokumentacionit të rishikuar, të mos zbatohet masa e përkohshme e ndalimit të pagesës së pensionit personal të veteranit luftëtar.

Nga provat e siguruara, Prokuroria ka thënë se buxheti i Kosovës është dëmtuar me miliona euro, nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së.

Hetimet pritet të çojnë në ndërprerjen e pagave për veteranët e kundërligjshëm.

Javën e kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, të cilën e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si 'Veteranët', në drejtim të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Agim Çeku, zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe shefi i tij, ministri Rrustem Berisha, janë dy nga të akuzuarit.

XS
SM
MD
LG