Ndërlidhjet

Pompeo: Ende ka punë para organizimit të samtit të dytë Trump-Kim


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për organizimin e samitit të dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, mirëpo ende ka punë për të bërë për “t’u siguruar se janë krijuar kushtet”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, transmeton Reuters.

“Ne jemi duke punuar. Mirëpo ende ka mbetur pak punë për t’u siguruar se janë krijuar kushtet dhe se të dy liderët janë në pozicion ashtu që të arrijnë zhvillim substancial”, ka thënë Pomepo në një intervistë për Fox News.

Ndërkohë Pomepo ka thënë në një tjetër intervistë për NBC News se ai shpreson që takimi të ndodhë “para se të bëhet shumë vonë”.

Bisedimet mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara për procesin e denuklearizimit kanë ngecur, pavarësisht se ky proces është i domosdoshëm në mënyrë që verikorenëve t’iu hiqen sanksionet e ashpra që ka vënë SHBA-ja kundër shtetit të tyre.

XS
SM
MD
LG