Ndërlidhjet

Plaçkitet një bankë afër Prishtinës


Ilustrim
Ilustrim

Persona të armatosur plaçkitën të hënën një degë të bankës TEB në dalje të Prishtinës, në fshatin Llapnasellë, konfirmoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se është vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave, por nuk e saktësoi shumën.

“Ka ndodhur një grabitje e armatosur në një filialë të bankës. Grabitja ka ndodhur nën trysninë e armëve të zjarrit dhe grabitësit kanë marrë me vete një sasi të konsiderueshme të të hollave”, tha Ahmeti.

Policia tha se deri më tash nuk është arrestuar ndonjë i dyshuar.

XS
SM
MD
LG