Ndërlidhjet

Papa: Skandalet po largojnë njerëzit nga Kisha


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku e ka pranuar se skandalet seksuale që po godasin Kishën Katolike, po zemërojnë njerëzit dhe po i largojnë ata nga Kisha dhe se, sipas tij, Kisha duhet të ndryshojë nëse dëshiron të mbajë afër gjeneratën e ardhshme.

Papa iu referua kështu krizës që tronditi papatin e tij, gjatë ditës së fundit të vizitës në vendet baltike. Kjo ngjarje përkoi me publikimin e një raporti të ri që bën fjalë për abuzime seksuale gjatë disa dekadave në Kishat Katolike në Gjermani.

Papa iu tha të rinjve në Estoni, vend ky që konsiderohet si më së paku religjioz në botë, se e din që shumë të rinj ndjehen se Kisha nuk ka asgjë për t’iu ofruar dhe se thjeshtë nuk i kupton problemet e tyre të kohës së sotme.

“Për të qëndruar pranë jush ne e dimë se duhet të ndryshojmë shumë situata të cilat iu largojnë”, ka thënë Papa Françesku.

Ai ka thënë se Kisha Katolike dëshiron të flasë hapur për gjitha akuzat në drejtim të saj.

XS
SM
MD
LG