Ndërlidhjet

Mustafa dhe Kurti bisedojnë për nevojën e një qeverie të re


Isa Mustafa, foto nga arkivi.

Krerët e dy partive më të madhe opozitare, Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendoje janë takuar sot në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për bashkëpunimin opozitar, për siç ka thënë, “degradimin e qeverisjes” dhe nevojën urgjente për qeverisje të re dhe cilësore.

Ndërkaq, Mustafa ka thënë se në takimin me Kurtin janë pajtuar që të intensifikojnë "bashkëpunimin opozitar" për të ndalur "rrezikimin e territorit".

Takimi Mustafa-Kurti zhvillohet disa ditë para mbajtjes së një proteste të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, siç është thënë, kundër planeve të presidentit Hashim Thaçi që në bisedimet me Serbinë të diskutohet ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarë të LDK-së, ka thënë se nuk do ta përkrahin këtë protestë.​

XS
SM
MD
LG