Ndërlidhjet

Përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin në Maqedoni


Ilustrim
Ilustrim

Një grup pro demokracisë tha se ka zbuluar përpjekje të gjera online për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, i cili ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit.

Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve, anëtarët e të cilit përfshijnë politikanë, si ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg, tha se përpjekjet për pengimin e votuesve synojnë të prishin referendumin, i cili kërkon një pjesëmarrje prej 50% për të qenë i vlefshëm.

Në referendum, qytetarëve do t'iu kërkohet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut.

Miratimi i marrëveshjes do t'i hapte Maqedonisë rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

"Ka përpjekje të bashkërenduara për të penguar të drejtat demokratike të maqedonasve dhe për të delegjitimuar votën e referendumit", tha përmes një deklarate Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve.

"Maqedonasit duhet të vendosin vetë se çfarë të ardhmeje duan për vendin e tyre", tha Komisioni, duke shtuar se nuk është ende në gjendje për të gjetur origjinën e fushatës për ndërhyrje në referendum.

Emocione të fuqishme para mbajtjes së referendumit në Maqedoni
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:39 0:00

XS
SM
MD
LG