Ndërlidhjet

Policia e Kosovës mohon marrjen e Ujmanit


Ujmani

Besim Hoti, zëvendës i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, i hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë për marrjen e kontrollit të Liqenit të Ujmanit dhe të hidrocentralit të tij nga Policia e Kosovës, si dhe për arrestimet e pretenduara.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Hoti tha se në atë pjesë vetëm se po zhvillohet "një vizitë" dhe se, tash për tash, nuk ka më shumë informacione.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha më herët se drejtori i policisë serbe, Vlladimir Rebiq, u udhëzua që të gjitha njësitetet specile të vihen në gjendje të gatishmërisë maksimale për shkak të, siç u shpreh, "sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës" dhe "arrestimeve të serbëve që nuk kanë kryer ndonjë vepër".

"Me rastin e sulmit të shqiptarëve në veri të 'Kosovës dhe Metohisë' dhe arrestimeve të serbëve, të cilët nuk kanë kryer ndonjë vepër, kam urdhëruar drejtorin e policisë që të gjitha njësitë speciale të policisë të vihen në një gjendje të gatishmërisë maksimale", tha Stefanoviq.

Ai shtoi se Ministria e Brendshme e Serbisë do të vazhdojë t'i monitorojë zhvillimet dhe se do t'i marrë të gjitha masat që i urdhëron shteti.

Më herët, media serbe raportoi se anëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU morën Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit.

XS
SM
MD
LG