Ndërlidhjet

Ministrja Hoxha i kërkon BE-së përshpejtimin e liberalizimit të vizave me Kosovën


Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar nga Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, përshpejtimin e procesit të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

Gjatë një takimi që zhvilloi me komisionarin Hahn, në Konferencën e Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës që po mbahet në Salzburg, ministrja Hoxha ka treguar angazhimin e institucioneve të Kosovës për këtë proces duke theksuar faktin se janë përmbushur gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ajo i ka kërkuar zyrtarit të lartë të BE-së që edhe vendet anëtare të kryejnë gjitha hapat procedurale në mënyrë që procesi të përmbyllet gjatë këtij viti, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Komisionari Hahn ndërkaq ka theksuar se Kosova e ka mbështetjen e tij për procesin integrues, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Z. Hahn bëri thirrje që Kosova të vazhdojë me reformat sidomos në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike dhe të bërit biznes.

XS
SM
MD
LG