Ndërlidhjet

"Shtatëdhjetëmijë euro u ndanë" për vrasjen e gazetarit sllovak


Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova
Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova

Një shumë prej 70,000 eurosh u nda për vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak, dhe të së fejuarës së tij, Martina Kusnirova, tha prokurori i rastit.

Emri i tij, ashtu si dhe i prokurorëve të tjerë specialë që merren me krimet më serioze, nuk u bë publik për shkak të mbrojtjes së tij.

Prokurori tha se 50,000 euro janë paguar, ndërsa 20,000 eurot e mbetura kanë qenë borxh i falur.

Kuciak dhe Kusnirova janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre, jashtë kryeqytetit Bratisllavë, më 21 shkurt.

Autoritetet sllovake kanë thënë se besojnë se vrasja lidhet me punën e Kuciakut si gazetar, i cili ka qenë duke hetuar korrupsionin e mundshëm në qeveri dhe lidhjet e mundshme midis politikanëve sllovakë dhe mafias italiane.

Prokurori i shtetit i Sllovakisë ka akuzuar katër persona për vrasje të qëllimshme, në mesin e tyre edhe një grua.

Vrasja e Kuciakut ka shkaktuar protestat më të mëdha në Sllovaki që nga rënia e komunizmit në vitin 1989 dhe krizë të madhe politike që ka çuar në rënien e Qeverisë së kryeministrit Robert Fico në muajin mars.

XS
SM
MD
LG