Ndërlidhjet

Thaçi: Transformimi i FSK-së është i pandalshëm dhe po bëhet me kujdes


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi të hënën ambasadorët e vendeve të Kuintit, përkatësisht SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë në çështjet e dialogut, INTERPOL-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe liberalizimit të vizave, thuhet në një njoftim nga Zyra e Presidentit.

Sipas të njëjtit, presidenti Thaçi tha se e mirëpret "përkrahjen unike të bashkësisë ndërkombëtare për dialogun dhe negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa paragjykuar apo kushtëzuar epilogun e tyre".

“E mirëpres qëndrimin tuaj unik, se dialogu është rruga e vetme për të ecur drejt integrimeve euroatlantike dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Suksesi i këtij procesi varet nga uniteti politik në Kosovë, por në masë të konsiderueshme edhe nga uniteti i shteteve të Kuintit”, u shpreh Thaçi.

Ai po ashtu tha se Kosova është afër finalizimit të procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ndërsa për çështjen e liberalizimit të vizave tha se është e rëndësishme që të mos ketë vonesa në marrjen e "vendimit meritor për qytetarët e Kosovës".

Thaçi, thuhet në njoftim, tha se ka filluar procesi i përgatitjes së ndryshimeve në 3 ligje për zgjerimin e mandatit të FSK-së.

“Transformimi i FSK-së [v.j. në forcë të armatosur] është proces i pandalshëm, i pakthyeshëm, që po bëhet me kujdes dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas votimit në Qeveri, procesi ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Lexoni edhe këtë: Mattis "mbështet FSK-në dhe procesin e transformimit të saj"

XS
SM
MD
LG