Ndërlidhjet

Veseli: Unë dhe PDK vendosim për dorëheqjen e Abelard Tahirit


Kryetari i i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk e ka miratuar ende dorëheqjen e ofruar nga ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri.

Pasi që Qeveria aktuale është një koalicion i disa partive politike, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte deklaruar një ditë më parë se ishte i njoftuar me dorëheqjen e ofruar nga Tahiri, por nuk ka marrë vendim që ta pranojë apo jo atë, përderisa nuk deklarohet edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ky i fundit, ka takuar sot strukturat e PDK-së në selinë qendrore në Prishtinë, duke konfirmuar se ka takuar edhe ministrin Tahiri.

“Abelard Tahiri është ndër ministrat që ka bërë punë shumë të guximshme. Reformat në Drejtësi. Nuk ka asnjë aferë korruptive. Jam i njoftuar me situatën në të cilën ai ndodhet, por vendimmarrja do të jetë e imja dhe e PDK-së dhe jo individuale”, tha Veseli.

Kryetari i PDK-së ka bërë me dije se dorëheqjet individuale nuk mund të ndodhin, përderisa partia dhe ai si kryetar të mos vendosin nëse do t’i miratojnë apo jo.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar po ashtu se aktualisht ka tri kërkesa nga ministrat e PDK-së për t’u larguar nga postet që i mbajnë.

XS
SM
MD
LG