Ndërlidhjet

Një grua fiton Çmimin Nobel për Fizikë pas 55 vjetësh


Fituesit e Çmimit Nobel për Fizikë këtë vit
Fituesit e Çmimit Nobel për Fizikë këtë vit

Për herë të parë në 55 vjetët e fundit, Çmimi Nobel për Fizikë këtë vit i është ndarë një gruaje.

Donna Strickland nga Kanadaja është vetëm gruaja e tretë e shpërblyer me këtë çmim në histori, së bashku me Marie Curie, që ka fituar këtë çmim më 1903 dhe Maria Goeppoert-Mayer, më 1963.

Strickland ndërkaq ndan çmimin e këtij viti me Arthur Ashkin nga Shtetet e Bashkuara dhe Gerard Mourou nga Franca.

Ata janë shpërblyer për punën e tyre në fushën e fizikës laserike.

Ashkin ka zhvilluar teknikën laserike, e cila përdoret për të studiuar sistemet biologjike, derisa Mourou dhe Strickland kanë punuar po ashtu në këtë drejtim, duke zgjeruar mundësinë e përdorimit të laserit, duke përfshirë operacionet e syrit.

Pasi ka fituar çmimin, Strickland, e cila punon në Universitetin Waterloo në Kanada ka thënë se “fillimisht mendon se kjo çmenduri, ky ishte mendimi im i parë. Duhet të mendosh nëse ka ndodhur vërtet”, është shprehur ajo.

XS
SM
MD
LG