Ndërlidhjet

Për një muaj në Pejë, 22 aktakuza për raste të dhunës në familje


Ilustrim (©Shutterstock)
Ilustrim (©Shutterstock)

Pokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 22 aktakuza brenda një muaji për raste të dhunës në familje.

Në një komunikatë për media të kësaj prokurorie thuhet se “vetëm në muajin shtator, 2018, nga kjo prokurori janë ngritur 22 aktakuza për rastet e dhunës në familje, 18 nga to për veprën penale lëndim i lehtë trupor, tri për kanosje dhe një aktakuzë për veprën penale mospërfillje e gjykatës”.

Në komunikatë thuhet se 21 nga viktimat janë të gjinisë femrore, kurse një i gjinisë mashkullore, ndërsa në cilësinë e të pandehurit që të gjithë janë nga gjinia mashkullore.

Prokuroria, me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave nga Gjykata Themelore e Pejës, kërkoi që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.

Lexoni edhe këtë: E refuzuar nga të gjithë, rrëfehet viktima e dhunës në familje

XS
SM
MD
LG