Ndërlidhjet

Tusk: BE dëshiron të ketë marrëdhënie të ngushta me Britaninë pas Brexitit


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Bashkimi Evropian dëshiron të ndërtojë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Britaninë e Madhe në tregti, siguri dhe çështje ndërkombëtare pas Brexitit, mirëpo nuk do të heqë dorë nga vlerat dhe interesat e saj themelore në këtë proces, ka thënë presidenti i Këshiillit Evropian, Donald Tusk.

“Ne ndjejmë shumë keqardhje që Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të largohet dhe shpresojmë se do të kemi marrëdhëniet më të mira në të ardhmen”, ka thënë Tusk të enjten, në një konferencë për media me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

“Mirëpo askush nuk pret që për shkak të Brexitit, BE-ja të heqë dorë nga interesat e saj themelore”, është shprehur ai.

Britania e Madhe planifikon të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019, mirëpo aktualisht mbetet e padefinuar marrëdhënia në mes të këtyre dy palëve pas Brexitit.

Paqartësitë janë shtuar edhe më shumë muajin e kaluar, meqë pas një takimi në Sallsburg, liderët evropianë kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May për marrëdhëniet pas Brexitit duke thënë se plani i saj “nuk funksionon”.

Britania në anën tjetër ka kërkuar nga diplomatët e BE-së që të tregojë respekt për Britaninë në këtë proces.

XS
SM
MD
LG