Ndërlidhjet

Shkencëtarët kërkojnë veprim për të ngadalësuar ngrohjen globale


Ilustrim.
Ilustrim.

Studiuesit për klimë kanë paralajmëruar për nevojën e ndryshimeve “të shpejta”, ashtu që të mënjanohet një rritje e rrezikshme e ngrohjes globale.

Sipas tyre, nivelet aktuale të gazrave serrë, mund të ndikojnë në rritjen e temperaturës së Tokës për 1.5 gradë Celsius deri më 2030.

“Ngrohja globale pritet të rritet për 1.5 gradë Celsius në periudhën 2030-2052, nëse vazhdon të rritet norma aktuale”, ka thënë Paneli për Ndryshime Klimatike, që ka fituar më parë Çmim Nobel, në raportin e fundit të prezantuar në një konferencë në Korenë Jugore.

Në raport po ashtu është thënë se sipërfaqja e Tokës është ngrohur për 1 gradë Celsius më shumë, mjaftueshëm për të krijuar stuhi vdekjeprurëse, vërshime dhe thatësira.

“Kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius do të kërkonte ndryshime të shpejta dhe të pashembullta në të gjitha fushat e shoqërisë”, është thënë në raport.

Sipas të gjeturave, studiuesit veçse kanë parë efektet e ndryshimeve klimatike me vetëm 1 gradë Celsius më shumë, çka sipas tyre ka rezultuar në rritjen e nivelit të detit dhe nxehtësisë ekstreme.

Sipas shkëncëtarëve, nëse ngrohja globale do të mund të ulej në gjysmë, atëherë efektet do të vëreheshin menjëherë.

XS
SM
MD
LG