Ndërlidhjet

Dodik, Xhaferoviq dhe Komshiq shpallin fitore në zgjedhjet presidenciale të Bosnjës


Sefik Gjaferoviq (majtas), Zheljko Komsiq (në mes) dhe Millorad Dodik (djathtas).
Sefik Gjaferoviq (majtas), Zheljko Komsiq (në mes) dhe Millorad Dodik (djathtas).

Nacionalisti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka fituar udhëheqësinë në votimet për ulëse të komunitetit të tij në presidencën tripalëshe të Bosnje Hercegovinës, ndonëse rezultatet përfundimtare pritet të bëhen pubike më vonë gjatë ditës së hënë.

Partia kryesore e myslimanëve boshnjakë, ka thënë se kandidati i saj, Sefik Xhaferoviq, do të përfaqësojë këtë parti në presidencë.

Sa i përket votuesve kroatë, Zheljko Komshiq është kthyer sërish në ulësen presidenciale.

Bosnja është e ndarë në tri etni, Republika Serbe e dominuar nga serbët dhe Federata Myslimano-Kroate e boshnjakëve dhe kroatëve.

Të dyja subjektet janë të lidhura nga institucione të nivelit të njëjtë në presidencën tripalëshe.

Përveç zgjedhjes së liderëve në presidencë, votuesit kanë zgjedhur më 7 tetor edhe ligjvënësit parlamentarë dhe ata në kantone.

Dalja në këto zgjedhje ka qenë 53.3 përqind, në shtetin me ku 3.3 milionë persona kanë pasur të drejtë vote.

Sipas zyrtarëve zgjedhorë, në ditën e zgjedhjeve nuk është raportuar për ndonjë incident të madh.

Komisioni Zgjedhor i Bosnjës ka thënë se Dodik që drejton Republikën Serbe në këtë shtet nga viti 2006 ka fituar 55.2 për qind të votave, duke mundur kandidatin tjetër, Mlladen Ivaniq, i cili ka pranuar humbjen.

Dodik, që ka lidhje të ngushta me Rusinë, ka thënë në një konferencë për media në 8 tetor, se “prioriteti i tij i parë do të jetë pozicioni i popullit serb dhe Republikës Serbe”.

“Unë besoj se Bosnje-Hercegovina mund të zhvillohet nëse secili respektohet”, ka thënë Dodik në Banja Llukë.

Xhaferoviq nga Partia për Aksion Demokratik, ka udhëhqur në garën për ulesën boshnjake në presidencë, duke fituar 38 për qind të votave.

Ndërkohë, social-demokrati Komshiq, që ka shërbyer dy mandate në presidencë, ka udhëhequr me 49.5 për qind të votave, duke mundur kandidatin tjetër, Dragan Çoviq.

Çoviq, që ka fituar 38 për qind të votave, ka bërë thirrje për të ndarë kroatët si etni të veçantë në këtë shtet.

Ai ka pranuar humbjen mirëpo ka thënë se “nuk ka parë kurrë më parë” një krizë të tillë në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG