Ndërlidhjet

Çmimi Vaclav Havel i ndahet aktivistit të burgosur rus


Oyub Titiyev

Oyub Titiyev, aktivist rus, i cili ndodhet në burg në Çeçeni për shkak të, siç thotë ai, akuzave të fabrikuara për posedim droge, u shpërblye me Çmimin për të Drejtat e Njeriut "Vaclav Havel".

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ndau çmimin të hënën, në hapje të sesionit vjeshtor.

Titiyev, i cili në vitin 2009 ka pasuar aktivisten e vrarë, Natalya Estemirova, si udhëheqës i zyrës në Çeçeni të Qendrës ruse për të Drejtat e Njeriut "Memorial", është arrestuar në Çeçeni në muajin janar.

"Jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballen [Titiyev] dhe kolegët e tij", tha presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Liliane Maury Pasquier.

"Çmimi është një njohje e punës që ai dhe Memorial po bëjnë", tha ajo.

Çmimi vjetor, i cili vjen me 60 mijë euro, një trofe dhe një diplomë, iu dorëzua kryetarit të bordit të Memorialit, Aleksandr Cherkasov, në një ceremoni në Strasburg.

XS
SM
MD
LG