Ndërlidhjet

Afganistan: Katër viktima pas shpërthimit të bombës në një dasmë


Ilustrim

Zyrtarët afganë deklaruan se së paku katër civilë janë vrarë në një dasmë pas eksplodimit të një bombe në një provincë në Logar.

Zëdhënësi Shah Poor Ahmadzai, tha se shtatë persona tjerë ishin plagosur në të njejtën natë pas mesnatës.

Dhëndri dhe nusja shpëtuan nga lëndimet. Autoritetet kanë intervistuar dëshmitarët në shtëpi ku po mbahej ceremonia për të vazhduar hetimet.

Policia ka deklaruar se bomba ishte vendosur afër shtëpisë para fillimit të ceremonisë së dasmës.

Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG