Ndërlidhjet

Mbyllet vendkalimi kufitar Afganistan-Pakistan pas përleshjeve


Pakistan (foto arkivi)

Një vendkalim i madh kufitar midis Pakistanit dhe Afganistanit u mbyll pas përleshjeve mdiis forcave të sigurisë së të dyja vendeve, që lanë qindra njerëz dhe automjete të bllokuara në të dyja anët.

Vendkalimi kufitar Çaman - Spin Boldak u mbyll pas shkëmbimeve të zjarrit midis forcave pakistaneze dhe afgane që zgjatën për disa orë, thanë zyrtarët e të dyja vendeve.

Përleshjet shpërthyen kur trupat afgane hapën zjarr ndaj ushtarëve pakistanezë, të cilët po përpiqen të ngrenë një gardh përgjatë kufirit të kontestuar ndërmjet dy fqinjëve.

"Jemi të gatshëm të mbrojmë tokën tonë në çdo rast", tha për Radion Evropa e Lirë Zia Durani, zëdhënës i shefit të policisë në provincën Kandahar të Afganistanit.

Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për mbylljen e kalimit kufitar.

Media afgane raportoi se së paku tre ushtarë pakistanezë u vranë në përleshje.

Khan Wasseh, zëdhënës i Forcave Kufitare të Pakistanit, e mohoi këtë.

Pakistani thotë se po ndërton një gardh përgjatë kufirit të tij të paqëndrueshëm me Afganistanin, për të përmirësuar sigurinë, por ky veprim shkaktoi kritika në Kabul.

XS
SM
MD
LG