Ndërlidhjet

Kisha Ortodokse Ruse ndërpren lidhjet me Patriarkanën e Konstandinopojës


Peshkopi rus, Metropolitan Ilarion.
Peshkopi rus, Metropolitan Ilarion.

Kisha Ortodokse e Rusisë tha se ndërpren të gjitha lidhjet me institucionin që zotëron autoritetin shpirtëror mbi të krishterët ortodoksë të botës, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth Kishës në Ukrainë.

Patriarkana e Konstandinopojës njohu së voni pavarësinë e Kishës së Ukrainës nga Moska.

Shumë të krishterë ukrainas e akuzojnë Kishën Ruse për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës.

Patriarkana e Konstandinopojës mbizotëron mbi 300 milionë të krishterë ortodoksë në gjithë botën.

Moska e kundërshton pavarësinë e Kishës së Ukrainës dhe peshkopi udhëheqës, Metropolitan Hilarion, tha se vendimi për ta njohur atë shkon "kundër së vërtetës historike".

Lexoni edhe këtë: Kërkesat për pavarësi të Kishës Ortodokse barten në vendet e Ballkanit

XS
SM
MD
LG