Ndërlidhjet

SHBA ia kërkon Turqisë incizimin në konsullatë për rastin Khashoggi


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara ia kërkuan Turqisë një audio-incizim, për të cilin kjo e fundit tha se ofron dëshmi të fuqishme se gazetari saudit, Jamal Khashoggi, është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll.

“E kemi kërkuar, nëse ekziston”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Khashoggi nuk është parë prejse ka hyrë në konsullatë më 2 tetor. Arabia Saudite mohon ta ketë vrarë.

Gazeta Washington Post publikoi artikullin e fundit që Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, ka shkruar përpara se të zhdukej.

Në këtë shkrim, ai flet për rëndësinë e shtypit të lirë në Lindjen e Mesme.

Redaktorja opinioneve globale në Washington Post, Karen Attiah, tha se publikimi i shkrimit është shtyrë me shpresën se Khashoggi do të kthehet i gjallë.

“Tani duhet ta pranoj: kjo nuk do të ndodhë. Ky është artikulli i fundit i tij i shkruar për gazetën The Post”, tha ajo.

Pompeo takon zyrtarët turq për rastin e Khashoggit

Arabia Saudite është një nga aleatët më të afërt të Uashingtonit dhe zhdukja e Khashoggit duket se e ka vënë administratën Trump në një pozitë të vështirë.

Presidenti Trump tha se e vërteta për Khashoggin “do të dalë deri në fund të javës”.

XS
SM
MD
LG