Ndërlidhjet

Vasfije Krasniqi-Goodman nderohet me titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”


Prishtinë, 18 tetor 2018.
Prishtinë, 18 tetor 2018.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndau të enjten titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës” për të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, Thaçi tha se "një nga brengat më të dhimbshme janë rastet e dhunimit të rreth 20 mijë grave dhe burrave shqiptarë nga forcat paramilitare dhe militare të Serbisë".

Këtë javë, Vasfije Krasniqi-Goodman rrëfeu publikisht historinë e saj në Kosovë, që i ka ndodhur 19 vjet më parë.

“Sot është një nga momentet më rrëqethëse në jetën time. Për mua Vasfija është heroinë e gjallë", tha mes tjerash Thaçi.

​Krasniqi-Goodman, në emër të të gjithave grave të dhunuara, e falënderoi presidentin Thaçi për përkrahjen dhe dekoratën, si dhe kërkoi mbrojtje dhe drejtësi juridike.

XS
SM
MD
LG