Ndërlidhjet

Shefi i Policisë së Kandaharit vritet në një sulm me armë zjarri


Një zyrtar i policisë afgane, foto nga arkivi.

Zyrtarët afganë dhe ata ndërkombëtarë kanë njoftuar për vdekjen e komandatit policor të provincës jugore të Afganistanit, Kandahar, Abdul Razeq.

Ai ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri pasi ishte në një takim me disa zyrtarë të sigurisë.

Talibanët kanë pretenduar se janë përgjegjës për këtë sulm.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës afgane i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur pas një takimi në mes të zyrtarëve amerikanë dhe afganë për çështje të sigurisë.

Komandanti i lartë amerikan në Afganistan, Gjenerali, Scott Miller, ka qenë po ashtu pjesë e takimit, mirëpo ai nuk është plagosur, ka thënë një zëdhënës i NATO-s.

Ai ka thënë se dy persona me shtetësi amerikane janë plagosur në këto të shtëna, pa dhënë detaje shtesë.

XS
SM
MD
LG