Ndërlidhjet

Putin: Trump më dëgjon dhe dëshiron lidhje më të mira SHBA-Rusi


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i ti rus, Vladimir Putin.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i ti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë të enjten se presidenti amerikan, Donald Trump e ka dëgjuar atë dhe ka pasur gatishmëri për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi pavarësisht siç ka thënë ai situatës së komplikuar në politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara.

Putin, i cili ka qenë pjesë e një forumi në Soçi, i ka bërë këto komente kur është pyetur nëse pajtohet që Trump dëgjon vetëm veten.

Putin ka thënë se ai mendon që presidenti amerikan dëshiron të stabilizojë marrëdhëniet e tensionuara në mes të Moskës dhe Uashingtonit dhe se nuk është e vërtetë që Trumpi dëgjon vetëm veten.

“Ndoshta ai vepron ashtu me dikë tjetër, mirëpo në atë rast të tjerët duhet fajësuar. Unë kam dialog plotësisht normal dhe profesional dhe të dhe natyrisht se ai më dëgjon. E shoh se ai reagon në argumentet e mia”, ka thënë Putin, transmeton Reuters.

Lideri rus ka thënë se është normale që ata të mos pajtohen për shumë gjëra, diçka që ai e ka konsideruar të zakonshme në diskutimet me liderë të huaj.

XS
SM
MD
LG