Ndërlidhjet

Arrestohen tre persona për ryshfet dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar


Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke shtuar se të gjitha procedurat tjera do ndërmerren në përputhje me ligjin.

"Ju informoj se me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqperdorim i Pozites apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikes se Kosoves. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre rryshfet nga pala e dëmtuar".

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pranon ryshfet, mund të dënohet deri në 12 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG