Ndërlidhjet

Të dyshuarit për vrasjen e Khashoggit do të gjykohen në Arabinë Saudite


Gazetari i vrarë saudit, Jamal Khashoggi.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se të dyshuarit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi do të gjykohen në Arabinë Saudite.

Në një konferencë në Bahrejn, Adel al-Jubeir ka akuzuar mediat perëndimore për “histeri” në mbulimin e rastit të vrasjes së gazetarit saudit.

Komentet e tij vijnë vetëm një ditë pasi Turqia tha se dëshiron të ekstradojë 18 qytetarët sauditë, të cilët, autoritetet thonë se kanë qenë të përfshirë në vrasje.

Gatezetari Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë.

Riadi zyrtar mohon se familje mbretërore është e përfshirë në këtë ngjarje.

Arabia Saudite fillimisht kishe mohuar se ka informacione lidhur me fatin e gazetarit, por prokurori publik saudit, tashmë këtë rast e përshkruan si vrasje të paramenduar.

Khashoggi ka qenë kritik i zëshëm i princit të kurorës, udhëheqësit de fakto të Arabisë Saudite.

“Problemi ynë me ekstradimin është se individët janë shtetas sauditë. Ata janë ndaluar në Arabinë Saudite dhe hetimi po kryhet në Arabinë Saudite, andaj ata do të gjykohen në Arabinë Saudite”, tha ministri al-Jubeir.

Turqia dhe Arabia Saudite nuk kanë marrëveshje për ekstradim.

Kur vrasja e një njeriu dridh botën
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:09:35 0:00

XS
SM
MD
LG