Ndërlidhjet

Lirohet nga spitali sulmuesi i dyshuar i sinagogës në SHBA


Robert Bowers
Robert Bowers

I akuzuari për vrasjen e 11 personave në një sinagogë në qytetin Pitsburg të Shteteve të Bashkuara u lirua nga spitali dhe pritet të dalë para gjykatës, thanë autoritetet.

Robert Bowers, 46 vjeç, u ngarkua me 29 akuza për, siç thanë prokurorët federalë, krim nga urrejtja.

Të mbijetuarit thanë se ai ka brohoritur "të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin" teksa ka hapur zjarr në tempullin "Tree of Life" të shtunën.

Bowers u qëllua disa herë nga policia, e cila iu përgjigj sulmit.

Disa akuza kundër tij bartin dënimin me vdekje.

Autoritetet e përshkruan sulmin si më vdekjeprurësin ndaj komunitetit hebre në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Dy të mbijetuar mbeten në gjendje kritike për jetën.

Lexoni edhe këtë: Kërkohet dënim me vdekje për të dyshuarin e masakrës në sinagogë

XS
SM
MD
LG