Ndërlidhjet

Trump: Kushtetuta s'e mbulon të drejtën për shtetësi nga lindja


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti të mërkurën se do t'i japë fund praktikës që u siguron automatikisht shtetësinë amerikane fëmijëve që lindin në SHBA, nëse prindërit e tyre nuk janë shtetas amerikanë apo janë migrantë të paligjshëm.

"E ashtuquajtura E Drejta për Shtetësi nga Lindja, e cila i kushton miliarda dollarë vendit tonë dhe është e padrejtë për qytetarët tanë, do të marrë fund në një mënyrë ose tjetër", tha Trump në një postim në Twitter, duke shtuar se as Kushtetuta e SHBA-së nuk e garanton të drejtën e shtetësisë për të gjithë të lindurit në këtë vend.

Trump, edhe të martën, paralajmëroi se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ndryshimin e kësaj praktike, por nuk tha se kur.

Duke folur në një intervistë për mediat amerikane, ai tha se SHBA-ja është shteti i vetëm në botë, ku, siç u shpreh, "një person vjen, lind dhe foshnja më pas është qytetar i Shteteve të Bashkuara për 85 vjet me të gjitha përfitimet".

Por, në fakt, të drejtën e ngjashme për shtetësi e ofrojnë edhe vende të tjera, përfshirë Kanadanë dhe Meksikën.

XS
SM
MD
LG