Ndërlidhjet

Sulmuesi i dyshuar i sinagogës në SHBA ngarkohet me 44 akuza


Robert Bowers
Robert Bowers

I dyshuari për të shtënat masive në një sinagogë në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara, ku mbetën të vrarë 11 vetë, u ngarkua me 44 akuza.

Akuzat kundër Robert Bowers përfshjnë ato për krim nga urrejtja fetare dhe shkaktim të dëmtimit të oficerëve të policisë.

Fillimisht mbi të rëndonin 29 akuza - disa prej të cilave bartin dënimin me vdekje.

Bowers pritet të dalë në seancën e dytë dëgjimore në një gjykatë federale në Pitsburg të enjten.

Ai e sulmoi sinagogën "Tree of Life" të shtunën, ndërsa të mbijetuarit thanë se ai ka brohoritur "të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin" teksa hapi zjarr.

Autoritetet e përshkruan sulmin si më vdekjeprurësin ndaj komunitetit hebre në historinë e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG