Ndërlidhjet

Vuçiq thotë se ka informacione për vrasje në Pejë më 1998


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka informacione dhe njohuri për vrasjen e gjashtë serbëve në Pejë në vitin 1998, për të cilën gjë, siç ka thënë ai, askush nuk është përgjigjur.

Më 14 dhjetor 1998, dy persona të maskuar kanë hyrë në kafenën “Panda” dhe kanë vrarë nxënësit e shkollave të mesme: Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq, Vukosav Gvozdenoviq si dhe studentin, Ivan Radoviq.

“Kam informacione dhe njohuri, por autoritetet tona përgjegjëse janë në kërkim të dëshmive të plota që ky krim i tmerrshëm të zgjidhet. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e viktimave mund të jenë absolutisht të bindur se nuk do ta fshehim të vërtetën pavarësisht se kush është ai që ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë, qoftë shqiptar apo serb”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për televizionin serb, TV Prva.

Vuçiq ka thënë se ai është i pari që ka mbledhur kurajë për të folur për këtë çështje dhe se “nuk brengoset për rrezikun që ka marrë”.

XS
SM
MD
LG