Ndërlidhjet

SHBA rikthen të gjitha sanksionet kundër Iranit


Flamuri amerikan dhe ai iranian.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të rikthejë të gjitha sanksionet kundër Iranit, të cilat janë tërhequr pas nënshkrimit të paktit bërthamor të 2015, në mes të Iranit dhe fuqive botërore.

Megjithatë, tetë shtete të paemëruara nuk do të ndëshkohen nga Shtetet e Bashkuara për vazhdim të importimit të naftës iraniane.

Pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për ta tërhequr SHBA-në nga ky pakt me arsyetimin se Irani ka shkelur shpirtin e marrëveshjes, autoritetet amerikane kanë nisur aplikimin e valës së parë të sanksioneve kundër Teheranit në muajin gusht, derisa vala e dytë ishte paralajmëruar se do të niste së aplikuari në muajin nëntor.

Pakti bërthamor që ka nënshkruar Irani me fuqitë botërore parasheh lirim të Teheranit nga sanksionet në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Tërheqja e SHBA-së nga ky pakt pati shkaktuar zemërim ndërkombëtar, mirëpo pavarësisht të gjithave, shtetet që janë pjesë e këtij pakti janë zotuar për të ruajtuar marrëveshjen në fjalë.

Irani në anën tjetër ka akuzuar Trumpin për nisje të “luftës psikologjike”.

XS
SM
MD
LG