Ndërlidhjet

Hebrenjtë gjermanë propozojnë orë antisemitizmi për migrantët myslimanë


Gjermani

Organizata më e madhe hebraike e Gjermanisë kërkoi orë të veçanta për migrantët myslimanë që do të ndihmonin në ndalimin e përhapjes së antisemitizmit.

Nënpresidenti i saj, Abraham Lehrer, tha se shumë migrantë kanë ardhur nga vende ku "antisemitizmi është pjesë e arsyetimit të shtetit".

Ai tha se orët e integrimit duhet të "përshtaten" me vendin e origjinës.

Gjermania ka parë një rritje të madhe të numrit të azilkërkuesve që nga viti 2015, shumë prej të cilëve vijnë nga vendet me shumicë myslimane.

Ky vend po lufton me një valë antisemitizmi, që pjesërisht i atribuohet retorikës së partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.

Qindra incidente antisemite u raportuan në Gjermani vitin e kaluar, pjesa më e madhe e të cilave u kryen nga grupe neonaziste apo grupe të tjera të ekstremit të djathtë.

Lehrer, nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, tha se antisemitizmi midis migrantëve është një problem që "qëndron përpara nesh", derisa migrantët po vendosen përgjithmonë në vend.

XS
SM
MD
LG