Ndërlidhjet

Perëndimi i kërkon Kinës të mbyllë qendrat e ndalimit të ujgurëve


Flamuri i Kinës.
Flamuri i Kinës.

Shtetet Perëndimore duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të mbyllë kampet e ndalimet për të cilat aktivistët kanë thënë se gjenden 1 milionë ujgurë dhe myslimanë tjerë.

Mirëpo Kina ka kundërshtuar kritikat e perëndimit për qendrat e mëdha të ndalimit dhe mbikëqyrjen e madhe të ujgurëve në rajonin perëndimor Xinjiang, duke i cilësuar supozimet “shumë larg fakteve”.

“Ne nuk do të pranojmë akuzat me bazë politike nga disa shtete që janë shqetësuar në baza të paragjykimeve”, ka thënë zëvendës-ministri kinez për Çështje të huaja, Le Yucheng, para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në një debat në forumin e Gjenevës, në të cilin është raportuar për këto shkelje të mundshme, Pekini ka thënë se mbron liritë e 55 minoriteteve etnike.

Megjithatë, Kina ka thënë se Pekini përballet me kërcënim të militantëve islamistë dhe separatistëve.

“Stabiliteti është më i rëndësishmi, parandalimi duhet të vendoset në rend të parë. Krjimi i qendrave të trajnimit është masë parandaluese për të luftuar terrorizmin”, ka thënë Yecheng.

Mirëpo shtetet perëndimore në anën tjetër kanë kundërshtuar atë që e kanë cilësuar keqtrajtim të myslimanëve në Xinjiang dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të pothuajse miliona individëve në kampet e ndalimit”.

XS
SM
MD
LG