Ndërlidhjet

Haradinaj: Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, publikoi një letër që tha se ka pranuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Haradinaj tha se kjo letër e konfirmon përkrahjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL - agjencinë ndërkombëtare të policisë.

“Këtë e konfirmon letra nga kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit (v.j. të Gjermanisë në Kosovë) Christian Heldt”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë”, shkroi Haradinaj.

“Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional”, tha Haradinaj.

Çështja e pranimit të Kosovës në Interpol do të jetë në agjendën e kësaj organizate gjatë një takimi në Dubai, më 29 nëntor.

XS
SM
MD
LG