Ndërlidhjet

Rusia mund të bojkotojë takimin e ardhshëm në Davos


Flamuri i Rusisë.
Flamuri i Rusisë.

Rusia ka thënë se është duke konsideruar bojkotimin e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës, nëse manjatëve rusë nuk iu lejohet pjesëmarrja.

“Nëse nuk ndryshohen këto vendime që janë marrë lidhur me përfaqësuesit e bizneseve ruse, do të marrim vendim për të anuluar pjesëmarrjen e kompanive ruse ku shteti ka rol”, ka thënë kryeministri rus, Dmitry Medvedev më 13 nëntor.

Forumi i Davosit organizohet në muajin janar dhe në të marrin pjesë liderë politikë dhe ata biznesorë.

Më herët është raportuar se disa miliarderë rusë që janë futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Oleg Deripaska dhe Viktor Vekselberg, nuk janë ftuar për të qenë pjesë e këtij organizimi.

Sipas gazetës britanike, Financial Times, ky vendim është marrë pas presionit të Uashingtonit, e cila ka cituar zyrtarë anonimë lidhur me këtë çështje.

Manjatët rusë kanë qenë subjekt i sanksioneve amerikane më herët gjatë këtij viti, pasi Uashingtoni ka tentuar të ndëshkojë Rusinë për ato që i cilëson si “aktivitete të dëmshme”, duke përfshirë ndërhyrjet e supozuara ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

XS
SM
MD
LG