Ndërlidhjet

Pence kritikon Suu Kyi-në për trajtimin e myslimanëve Rohingya


Singapor, 14 nëntor 2018.
Singapor, 14 nëntor 2018.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, kritikoi udhëheqësen e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, për trajtimin që iu ka bërë qeveria e saj myslimanëve Rohingya dhe tha se pret "me ankth" se çfarë hapash do të ndërmerren për të ndihmuar kthimin e tyre në shtëpi.

Duke folur me Suu Kyi-në, në margjina të një samiti të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore në Singapor, Pence kujtoi se "dhuna dhe përndjekja" kanë çuar në largimin e mbi 700,000 Rohingya-ve nga shteti Rakhine qysh në gusht të vitit 2017.

Birmania, e banuar me shumicë budiste, e njohur edhe si Mianmar, i mohon akuzat për spastrim etnik dhe thotë se forcat e sigurisë u janë përgjigjur sulmeve nga militantët dhe se nuk kanë shënjestruar civilët.

Pence po ashtu i tërhoqi vërejtjen Suu Kyi-së se burgosja e dy gazetarëve të Reuters-it është "thellësisht shqetësuese".

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo janë dënuar me nga shtatë vjet burgim në shtator, pasi janë shpallur fajtorë për, siç është thënë, mbledhjen e sekreteve shtetërore, derisa kanë raportuar për dhunën e ushtrisë së Mianmarit ndaj myslimanëve Rohingya.

"Ne e njohim vendin tonë më mirë se na njeh çdo vend tjetër. Andaj, jemi në pozicion më të mirë për t'ju treguar se çfarë po ndodh", i tha Suu Kyi nënpresidentit amerikan, Pence.

E vlerësuar dikur si kampione në luftën për demokraci, Suu Kyi ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1991.

Asaj i janë marrë disa çmime ndërkombëtare pas krizës me myslimanët Rohingya.

XS
SM
MD
LG