Ndërlidhjet

Koreja e Veriut "teston armë të teknologjisë së lartë"


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri testimin e suksesshëm të një arme taktike "të teknologjisë së lartë", raportoi media shtetërore.

Agjencia e lajmeve KCNA nuk dha detaje mbi llojin e armës, duke thënë vetëm se ajo është zhvilluar gjatë një periudhe të gjatë.

Ky është raportimi i parë zyrtar i Koresë së Veriut për një test armësh, brenda një viti.

Në një samit në muajin qershor, Kim dhe presdenti amerikan, Donald Trump, janë pajtuar se Gadishulli Korean duhet të denuklearizohet, porse një plan i detajuar për këtë nuk është hartuar kurrë.

Phenjani e ka bërë të qartë se nuk do të çarmatoset pa pasur diçka në këmbim. Por, Uashingtoni gjithashtu e ka bërë të qartë se nuk do të ketë lehtësim të sanksioneve deri në "denuklearizim të plotë".

Koreja e Jugut tha se është në proces të analizimit se çfarë arme testoi Phenjani.

XS
SM
MD
LG