Ndërlidhjet

Trump: Kam përfunduar përgjigjjet lidhur me hetimet për Rusinë


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të premen se ai ka kompletuar përgjigjet e tij me shkrim për hetimet federale, lidhur me supozimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, mirëpo ende nuk i ka dorëzuar ato te Zyra e Këshilltarit Special, Robert Mueller.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se ai vetë ka shkruar përgjigjet dhe jo avokatët e tij.

“Më janë bërë një varg pyetjesh. U jam përgjigjur atyre shumë lehtë”, ka thënë Trump.

Tensionet lidhur me këto hetime janë rritur dukshëm prej javës së kaluar, kur Trump ka shkarkuar Jeff Sessions nga pozita e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ka emëruar Matthew Whitaker si ushtrues detyre të kësaj pozite.

Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Ky vendim i ka dhënë Whitakerit, që njihet si besnik i Trumpit, qasje në hetimet e Muellerit dhe jo Rod Rosenstein, i cili ka qenë personi i dytë më i rëndësishëm pas Sessions.

Mueller, i cili ka nisur hetime në muajin maj të vitit 2017, është duke hetuar nëse ndonjë anëtar i fushatës së Trumpit ka kryer komplote me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe nëse Trump ka penguar hetimet në mënyrë të paligjshme.

Deri më tani Mueller ka ngritur padi ndaj një serie të ish-ndihmësve të Trumpit.

Demokratët synojnë të mbrojnë hetimet e Muellerit përmes legjislacionit

Presidenti amerikan ka cilësuar vazhdimisht hetimet si “gjueti shtrigash” dhe ka thënë se nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim me Rusinë.

Edhe Moska në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht pretendimet për ndërhyrje.

XS
SM
MD
LG