Ndërlidhjet

Ndalohet shitja e prodhimeve që nuk i referohen Kosovës si shtet


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala, përmes një urdhërese, kërkoi nga operatorët ekonomikë që menjëherë t’i largojnë nga tregu prodhimet që nuk i referohen Kosovës si shtet.

Shala kërkoi edhe nga Dogana e Kosovës që të mos lejojë hyrjen në Kosovë të prodhimeve të tilla.

“Pas raportimeve të qytetarëve dhe po ashtu pas inspektimeve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut, që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin 'Kosovë/o dhe Metohi', 'Kosovë/o UNMIK' apo 'Kosovo/a Rezuluta 1244', ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Ministra e Tregtisë dhe Industrisë.

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 10% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Përjashtim nga kjo masë bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

XS
SM
MD
LG