Ndërlidhjet

Ivanka Trump përdori emailin privat për punë zyrtare


Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe vajza e tij, Ivanka.
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe vajza e tij, Ivanka.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka përdorur emalin e saj privat për të dërguar qindra mesazhe për punë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, konfirmuan zyrtarët.

Një rishikim i emaileve të saj zbuloi se ajo e ka përdorur adresën e saj private për të kontaktuar zyrtarët qeveritarë.

Avokati i zonjës Trump, e cila është edhe këshilltare e presidentit, tha se emailet janë dërguar vitin e kaluar, përpara se ajo të informohej për rregullat.

Në vitin 2016, Donald Trump, përpara se të zgjidhej president, ka akuzuar rivalen e tij, Hillary Clinton, për vënien e SHBA-së në rrezik, për shkak të përdorimit të emailt privat gjatë kohës sa ka qenë sekretare e shtetit.

Gazeta Washington Post raportoi se emailet e zonjës Trump përmbajnë kryesisht informacione logjistike dhe personale, porse disa mund të jenë edhe në kundërshtim me rregullat federale të të dhënave.

Një zyrtar i administratës Trump tha për CBS News se emailet e zonjës Trump nuk përmbajnë informacione të klasifikuara.

Në Shtetet e Bashkuara, nuk është e paligjshme që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të përdorin llogaritë personale të postës elektronike për biznesin e qeverisë.

Sidoqoftë, sipas Aktit të Protokollit të Presidentit dhe Aktit Federal të të Dhënave, zyrtarët qeveritarë duhet të përcjellin çdo korrespondencë zyrtare në një llogari pune për ruajtje brenda 20 ditësh.

XS
SM
MD
LG