Ndërlidhjet

Ambasada amerikane: Mospranimi i Kosovës në INTERPOL, humbje për rajonin


Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë reagoi ndaj kundër-fushatës së Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL - agjencinë ndërkombëtare të policisë - duke theksuar se dështimi i anëtarësimit është humbje për gjithë rajonin.

"Policia e Kosovës është institucion i integruar dhe i aftë dhe është dëshmuar në ndihmën e luftimit të terrorizmit ndërkombëtar, krimit kibernetik, narkotikëve, armëve dhe luftimit të rrjeteve të trafikimit të njerëzve. Shumica e shteteve e kanë parë këtë dhe e kanë përkrahur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, në përballje me kundër-fushatën e udhëhequr nga Serbia për t'i shtyrë shtetet të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës", thuhet në reagimin e ambasadës.

Sipas të njëjtit, "anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL nuk ka qenë arsye për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por për forcimin e sundimit të ligjit, bashkëpunimit dhe përmbylljes së zbrazëtirës kritike të sigurisë në Ballkan".

"Me këtë rezultat, të gjithë humbim. Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Kosovës dhe Serbisë. Tani, më shumë se kurrë, të dyja palët duhet t'i rrisin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për normalizim të plotë, që është mënyra e vetme për t'u integruar në Bashkimin Evropian. Në përfundim, ne i shtyjmë që t'iu ikin provokimeve dhe të punojnë bashkë për një marrëveshje", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Të martën, Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG