Ndërlidhjet

Trump mbron lidhjet me A.Saudite pavarësisht vrasjes së Khashoggit


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur fuqishëm lidhjet me Arabinë Saudite, pavarësisht dënimit ndërkombëtar të sauditëve për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Mbretëria është “partnere e palëkundshme” që është pajtuar për të investuar “shumë rekorde të të hollave” në Shtetet e Bashkuara, ka thënë Trump në një deklaratë.

Presidenti amerikan ka pranuar se princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman “mund të ketë pasur njohuri” për vrasjen e Khashoggit.

“Në çfarëdo rasti, marrëdhënia jonë është me Mbretërinë e Arabisë Saudite”, ka shtuar ai.

Khashoggi është vrarë më 2 tetor gjatë një vizite në konsullatën saudite në Stamboll.

Arabia Sudite ka fajësuar disa agjentë për vrasjen e gazetarit, mirëpo ka mohuar pretendimet se princi i kurorës ka pasur njohuri për operacionin.

Pavarësisht kësaj, CIA ka raportuar se beson që pikërisht princi ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit, deklarata që bien në kundërshtim me pikëpamjet e Trumpit.

Trump nuk do ta dëgjojë incizimin "e tmerrshëm" të vrasjes së Khashoggit

Në një intervistë të dielën për Fox News, presidenti amerikan ka thënë se ka refuzuar të dëgjojë audio incizimet e vrasjes së Khashoggit të ofruara nga Turqia, duke thënë se ato janë “incizime të dhimbshme”.

XS
SM
MD
LG