Ndërlidhjet

INTERPOL zgjedh shefin e ri në mes të polemikave


Kim Jong-yang

Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, ka zgjedhur president në mandatin e ri, Kim Jong-yang, pas diskutimeve të gjata se një zyrtar i rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme ruse mund të marrë këtë post.

Kim Jong-yang nga Korea Jugore, që ka pasur postin e shefit të brendshëm në organizatë, është zgjedhur president nga shefat e policisë të mbledhur në takimin katërditor në Dubai.

Kritikët e Kremlinit si dhe juristët në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, kishin ngritur shqetësimet se zgjedhja e gjeneral majorit Aleksandr Prokopchuk si shef i INTERPOL-it do të ishte e rrezikshme, duke theksuar se Moska ka keqpërdorur organizatën për ndjekje të armiqve politikë.

E vendosur në Lion të Francës, agjencia ofron ndihmë për shërbimet e policisë që janë në kërkim të të dyshuarve jashtë kufijve të shtetit përkatës. Organizata nuk ka të drejtë të arrestojë njerëz.

Kritikët e agjencisë kanë theksuar shpesh se ndjekjet politike nga disa shtete anëtare janë në rritje .

Shtetet e Bashkuara thanë se kanë rekomanduar fuqishëm Kim Jong-yang për shef të ri të agjencisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, bëri thirrje te të gjitha shtetet dhe organizatat që janë pjesë e agjencisë, "të respektojnë rendin dhe ligjin dhe të zgjedhin një lider me integritet".

XS
SM
MD
LG