Ndërlidhjet

Hahn kërkon llogari nga Orban në rast të aprovimit të kërkesës së Gruevskit


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, duhet të jap spjegime në rast të dhënies së azilit politik të kërkuar nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, tha përmes rrjetit social Twitter se "nëse konfirmohet, unë pres disa spjegime nga Viktor Orban".

Nikola Gruevski, lëshoi Maqedoninë pas vendimit të gjykatës që e dënoi me burg dy vjet, lidhur me akuzat për korrupsion. Autoritetet e Maqedonisë kanë lëshuar fletë-arrest për ish kryeministrin, derisa ai ka kërkuar azil politik në Hungari.

Maqedonia është bërë kandidat për tu integruar në Bashkimin Evropian më 2005, por ende nuk ka filluar bisedimet.

XS
SM
MD
LG