Ndërlidhjet

Rreth 85,000 fëmijë mund të kenë vdekur në Jemen


Jemen

Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja gjatë tre vjetëve luftë në Jemen, tha organizata bamirëse ndërkombëtare Save the Children.

“Numri është i barabartë me gjithë popullsinë nën pesë vjeç në qytetin e dytë më të madh të Britanisë së Madhe – Birmingham”, tha Save the Children.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se deri në 14 milionë qytetarë të Jemenit janë në prag të urisë.

OKB po përpiqet të ringjallë bisedimet për t'i dhënë fund luftës trevjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti. Lufta u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore kundër lëvizjes rebele Huthi, e cila e detyroi presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohej jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG