Ndërlidhjet

Apeli vërteton pafajësinë e imamëve kosovarë të akuzuar për terrorizëm


Ilustrim

Gjykata e Apelit e refuzoi si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte liruar Fuad Ramiqin dhe katër imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami.

“Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.05.2018”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Lideri i Lëvizjes “LISBA”, Fuad Ramiqi, akuzohej për kryerjen e veprës penale: thirrje për rezistencë.

Imamët Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani akuzoheshin se me veprimet e tyre, kanë kryer veprën penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste.

Enes Goga dhe Mazllam Mazllami akuzoheshin për kryerjen e veprës penale: nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Përmes këtij aktgjykimi të Gjykatës së Apelit, ata janë liruar përfundimisht nga këto akuza.

Gjykata Themelore e Prishtinës, më 18 maj të këtij i viti, i ka shpallur të pafajshëm Fuad Ramiqin dhe katër imamët, duke thënë se nuk ka gjetur fakte ashtu siç ka pretenduar Prokuroria e Shtetit.

XS
SM
MD
LG