Ndërlidhjet

Një punëtore italiane e ndihmës rrëmbehet në Kenia


Ilustrim

Persona të armatosur rrëmbyen një grua italiane, që punonte për një organizatë të ndihmës në juglindje të Kenias.

Policia tha se të armatosurit kanë hapur zjarr përpara se ta rrëmbenin vullnetaren 23-vjeçare nga një qendër tregtare në qarkun Kilifi.

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën dhe dërguan në spital.

Arsyeja e sulmit dhe identiteti i sulmuesve nuk janë përcaktuar ende, tha policia.

Megjithatë, autoritetet thanë se incidenti po trajtohet si sulm terrorist.

Kjo është punëtorja e parë e huaj që rrëmbehet në Kenia qysh në vitin 2011, kur në këtë vend ka pasur vërshim rrëmbimesh që kërcënonin ringjalljen e turizmit të tij.

XS
SM
MD
LG