Ndërlidhjet

Ukraina shënoi përvjetorin e nisjes së protestave në Euromaidan


Kiev, 21 nëntor 2018.

Në Ukrainë u shënua të mërkurën përvjetori i pestë i fillimit të protestave të Euromaidan-it, që e shtynë orientimin gjeopolitik të Ukrainës drejt Perëndimit.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, mori pjesë në një ceremoni në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, për të përkujtuar aktivistët e vrarë gjatë tre muajve protesta më 2013-2014, që e detyruan presidentin pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, të largohet nga pushteti dhe të ikë në Rusi.

Në javët pas rrëzimit të Yanukovychit, Rusia e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nisi mbështetjen për forcat separatiste në lindje të Ukrainës.

Në konfliktin midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve u vranë deri më tash mbi 10,300 njerëz.

XS
SM
MD
LG