Ndërlidhjet

Një student britanik dënohet me burgim të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe


Ilustrim
Ilustrim

Një student britanik i doktoraturës u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për spiunim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Matthew Hedges, 31 vjeç, nga Universiteti Durham, i mohoi akuzat, duke thënë se ai ka qenë duke bërë hulumtime.

Një gjykatë në Abu Dabi e shpalli atë fajtor për "spiunim për ose në emër" të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Familja e tij tha se vendimi bazohet në një rrëfim të rremë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se kërkon bisedime urgjente me Qeverinë e Emirateve.

Ajo tha se sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, "është duke kërkuar një telefonatë me ministrin e jashtëm, Abdullah bin Zayed".

Hunt tha se është "thellësisht i tronditur dhe i zhgënjyer" nga vendimi.

XS
SM
MD
LG